Pushime që vinë erë Autan Tropical
Po qeshni ju me këtë titull por po qesh dhe unë nga ana tjetër e botës ku era e Autanit Tropical po shoqeron ditët e mia. Mbulon çdo erë të këndeshme përreth. Parfumin tim, kremin e trupit, erën e rrobave të lara, përzihet me erën e shampos së flokëve dhe atë e dominon dhe sa here kaloj afër njerzëve më duket sikur ata mbyllin hundët nga era e tmerrshme që unë mbaj me vete. E gjithë kjo nga frika e malarjes, zikës, verdhëzës e qindra sëmundjeve të tjera Tropikale.
Ndodhem ne Malaka një qytet i vogël malejzian po me një numër të madhë turistësh. Doza e Autanit Tropical shtohet pasi në Malaka lumi kalon përmes qytetit dhe mushkonjat këtu janë aq shumë sa mendoj se më rrin si aureol mbi kokë.
Malaka është pasuri e Uneskos për stlin tipik që ka ruajtur deri në ditët e sotme dhe atë kolonial nga koha e pushtimit anglez. E pamundur mos ta vizitoja.
Natën në Jonker Walk organizohet tregu i natën tipik i vëndeve aziatike dhe larmia e ngjyrave, ushqimeve, njerzëve, mushkonjave është e shumtë.
Xhiroja me karrocat tipike të vendit dhe ato të zbukuruara me personazhet televizive, anime, manga dhe kartonat e ndryshëm. Dominon Olaf dhe Doraimon. E preferuara ime?! Natyrishtë Hello Kitty ???? . Muzika është shurdhuese por të duket vetja sikur je në mes një peme të vitit të ri.
Një qytet që të lë mbresa, këtu ka ndaluar koha ose të duket sikur je trasportuar vite mbrapsh ose qyteti ka dal nga ndonjë filëm me pushtues anglez.
Lagështira të sundon dhe freskin e gjetëm në Hard Rock Cafe shumë lluksozë për një vend të tillë. Muzik live, turistë dhe ushqim konfortues per ne që kemi udhëtuar tër ditën e jemi pa ngrënë. I këshillueshëm për tu vizituar në mbremje.
Po ju lë me disa foto të vendit.
Shihemi në horizonte të reja 🙂 E gjeni dot qytetin e radhës 🙂