Copëza mishi të tiganisura me perime verore
Verore dhe aq e shijshme sa nuk do ju mjaftonte dhe 1 bukë e tërë për ta ngrën kafshata kafshata. Ndaj ju rekomandoj ta bëni në drek 😛 Unë përdora mishin e gicit pasi është me i lehtë dhe tretet më shpejtë por ju mund të përdorni dhe mishin e viçit.
Pulën sdo t’jua këshilloja pasi me domatet nuk shkon shumë. Një tjetër sekret për ta bërë dhe më të freskët këtë pjatë por që mua më shkoi mëndja vetëm pasi e hëngra, në përfundim mund ti shtoni djathë të bardhë të shkërmoqur dhe kaperi nën uthull.
300 gr.mish gici tul
5-6 speca jeshil
një dorë domate të vogla
2-3 speca djegës turshi
një tufë e vogël majdanoz
3-4 thelpinjë hudhër
pak kripë dhe piper të zi
pak rigon
2-3 lugë vaj ulliri
1 gotë verë të bardhë
Prisni tulin e mishit në copëza të vogla. Vendoseni të kaurdiset me vajin e ullirit derisa të thekëriset mirë nga të gjitha anët. Kriposeni. Hiqeni dhe ruajeni mënjanë.
Në të njejtin tigan vendosni të kaurdisen dhe specat e prera në copa të vogla, sapo te marin faqe shtoni dhe domatet e prera. Kaurdisini së bashku në zjarrë të lartë derisa dhe domatet të thekërisen.
Shtoni hudhërat e grira, majdanozin e grirë, pak kripë, pak piper, rigon dhe mishin. Përzijini që shijet të lidhen dhe shuani me verë të bardhë.
Sapo vera të avulloj, hiqeni nga zjarri. Shërbejeni me speca djegës turshi të prera në copa të vogla dhe akoma majdanoz.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |