Lazanja me peshk dhe kungulleshka
Lazanjat nga koha e gjatë e përgatitjes mund të quhen vërtet një pjatë familjare e ditës së diel…, pjatë festash që kërkon përkushtim. Peshkun që përdora për keto lazanja ishte një miks i ndryshëm por ju mund të përdorni vetëm një lloj ose të tjerë që dëshironi.
1 pako me peta lazanje të fresketa mund ti beni dhe vete duke ndjekur këtë recetë.
300 gr. salmon
300 gr. peshk “peskatriçe”
400 gr. karkaleca
2 thelpinjë hudhër
1 spec djegës i thatë
2 lugë vaj ulliri
2 kungulleshka
pak kripë dhe piper të zi
300 gr. beshamel
disa lugë pesto
2 lugë djathë parmixhano të grirë
Pasi përgatitët peston dhe beshamelën përgatisni mbushjen me peshkë.
Priteni peshkun në copa të vogla dhe vendoseni të kaurdiset në tigan me pak vaj ulliri, spec djegës dhe hudhra, 2-3 minuta jo me shume pasi peshku do vazhdojë gatimin dhe në furrë. Kriposeni dhe hiqni hudhrën dhe specin djegës.
Grini me rende kungulleshkat dhe ruajini mënjanë.
Vendosni të nxehet uji me kripë dhe pak vaj ulliri, zieni 1 minutë lazanjat e freskëta në të dhe hapini në një beze të njomë largë njëra tjetrës që mos ju ngjiten.
Filloni kompozoni lazanjën. Lyeni fundin e tavës që keni zgjedhur me beshamel dhe spërkateni me pesto, shtroni një rrjeshtë me lazanja, spërkateni përsëri me beshamel, pesto, shtoni kungulleshkat e grira, shtroni petët e lazanjës. Spërkateni përsëri me beshamel, pesto, shtoni mbushjen me peshkë e kështu me rradh duke kombinuar përbërësit ndërmjet tyre dhe petave të lazanjës. Sipërfaqen mbulojeni me beshamel, spërkateni me pesto dhe kungulleshka të grira. Shtoni dhe djathin e grirë në gjithë sipërfaqen e saj dhe nëse ju ka ngelur lëngë nga mbushja me peshk shtojeni te anët e lazanjës që mos ju thahen tepër.
Piqeni në furrën e e nxehur më parë në 180°C për 40-45 minuta. Shikojeni pak dhe në vartësi të furrës tuaj.
Lëreni te pushojë dhe të ftohet paksa para se ta prisni dhe ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
E provova receten dhe doli fantastike 🙂
Shume recete e vecant, do provoj ta gatuaj patjeter ????.