Pesto me Bizele
Pesto eshte nje lloj kondimenti qe perdoret masivishte ne bote sidomos ne guzhinen italiane.Eksiston ne shume menyrave.Origjinali eshte ai me borziloke.Do kemi mundesin ne te ardhmen tju sjell nje post vetem per kete kondiment.Sot un e solla me bizele.Teper i thjesht per tu pergatitur.Ideal per makarona dhe pergatijen e rizotove,Por dhe si salse shoqeruese e mishrave te bardhe sidomos peshkut.
PERBESRSIT:
400 gr bizele te frsketa
100 gr parmigiano
50 gr stika pishe
krip dhe piper i zi
vaj ulliri reth 120 ml
majdanoz
PERGATITJA:
Vendosni bizelet te ziejn ne uje te valuar me krip per reth 10 minuta.Kur te jen gati kullojini dhe shperlahini direkt me uje te ftoht Nese do jet dhe me copa akulli akoma me mire.Ne kete rast ruhet ngjyra e gjelber e bizeleve.Kullojini mire dhe ne nje mikser shtoni parmigianon,stikat e pishes.bizelet pak krip dhe piper te zi,disa fleta majdanoz dhe vajin e ullirit.Grijini mire deri sa te perfitoni nje salse te dendur dhe homogjene.
Mund ta ruani per disa dite peston ne frigorifer ne kavanoza ose ne vazeta ermetike.Duhet patur kujdes qe ti shtoni perseri vaj siper te mbuloni siperfaqen nese do ta ruani ne frigorifer.