Ëmbëlsira verore – pjeshkë zgare me kos grek dhe salcë balsamike
E freskët dhe e shpejtë si ëmbëlsirë, elegante dhe me shumë shije. Në vend të kosit grek mund të përdorni pana të tharët, maskarpone, shllak ose akullore.
pjeshkë
kos grek
disa kokrra rrush të thatë
pak kanell
1 lugë gjalpë
1 lugë sheqer kaf
salcë balsamike
gjethe mëndre
Hapni pjeshkët në mest me një thikë të prehtë me kujdes që mos i prishni formën e tyre. Kjo ndoshta është hapi më i vështirë i recetës. Hiqni bërthamëne tyre.
Shkrini gjalpin dhe shtoni pak kanell në të. Me ndihmën e penelit të kuzhinës lyeni sipërfaqen e brëndëshme të pjeshkëve.
Nxehni zgarën dhe vendosni pjeshkët në të. Lërini të piqen për nja 2-3 minuta, kthejini nga krahu tjetër dhe sipërfaqen e pjekur spërkateni me sheqer kaf. Kthejini përsëri pjeshkët që sheqeri të karamelizohet, hiqni zgarën nga zjarri dhe lërini të gatuhen akoma derisa të ftohen paksa.
Pjesën e mbetur të sheqerit përzijeni me gjalpin e mbetur dhe ruajeni menjanë pasi na duhet për një tjetër hap të recetës.
Hapi pasues është dekorimi i tyre, sipas dëshirës kosin grek mund ta përzieni me pak mjaltë por unë preferova ta lija natyral.
Vendosini në një pjatë servirje, mbushni mesin e tyre me pak kos grek, shtoni sipër kosit gjalpin e përzier me sheqerin kaf, disa kokrra rrush të thatë, dekorojeni me gjethe mëndre, spërkateni përsëri me pak kanell dhe sipër shtoni pak salcë balsamike.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: Salcën balsamike e gjeni të gatshme në munges reduktoni në zjarrë të ulet pak uthull balsamike derisa të trashet dhe të karamelizohet. Lëreni të ftohet për ta përdorur me përgatitjet tuaja.
Submit your review | |