Çaj pjeshke
Një pije e shijshme për të freskuar ditët e nxehta. Komplet natural dhe i përshtaçëm edhe për fëmijët.
1 kg pjeshka
2 pako të vogla çaj jeshil ose i zi
1 limon
2 litra ujë
kuba akulli
gjethe mëndre ose borziloku
fruta të tjera sipas dëshirës për dekorim
Pristini pjeshkët në feta dhe vendosini të ziejnë në ujë derisa shikoni që fillojnë e shpërbehen. Lërini mënjanë të ftohen plotësishtë
Grohni dhe 1 filxhanë çaji me ujë dhe vendoseni në të 2 pakot e çajit të lëshojnë aromën e tyre. Kur të jen gati hiqini dhe lërini të ftohen plotësishtë.
Tani kulloni lëngun e pjeshkëve dhe bashkojeni me çajin në një kane, shtoni disa feta limon akoma disa feta pjeshke dhe lëreni në frigorifer të ftohen mirë.
Në momentin e shërbimit servireni me kuba akulli, fruta të tjera për dekorim dhe ndonjë flet mëndre ose borziloku.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Ky qaji ishte fenomenal. Diqka qe po shijon ne maxx
Super si ne cdo gje tjeter
.