Makarona “Spaghetti” me vongole dhe domate qershizë
Dreka verore thërasin këto makarona, të freskëta me shtimin e domateve qershizë e bëjnë këtë pjatë shumë ftuese.
280 gr. makarona “spaghetti”
1 kg. guacka vongole
3-4 thelpinjë hudhra
200 gr. domate qershizë
2-3 lugë vaj ulliri
1 gotë verë e bardhë
1 tufë e vogël majdanoz
1 spec djegës i thatë
Guackat shpëlajini mirë duke i përplasur fort mbas lavamanit dhe lërini në ujë të ftohtë me 1 lugë kripë të rrinë për 2-3 orë që të nxjerrin gjithë papastërtit e tyre.
Grini imët hudhrën, majdanozin dhe vendoseni të kaurdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe specin djegës, sapo vaji të aromantizohet shtoni në të vongolet dhe gotën e verës, mbulojeni me kapak që të fillojnë proçesin e hapjes. Veçmas zjeni makaronat aldente. Kullojini dhe shtojini te tigani i guackave sëbashku me domatet e prera në 4-tërsh. Përzijeni mirë që shijet të lidhen, shtoni akoma pak majdanoz të freskët dhe shërbejini.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |