Supë me domate
E dini sa here kam dashuar t’ua sjell këte supë me mijra dhe gjithmon e shtyja. Ja më në fund sot i erdhi dita. Më pëlqen shumë të përdorë domatet e varieteteve të ndryshme për të, dhe sot kam përdorur 3 lloje domatesh. Por ju në baze të mundësive tuaja përdorni kë të doni më tepër. Sekreti është që të përdorni më shumë domate të vogla për ti dhën atë veçantin që unë po flasë.
Kjo supë është e përshtaçme dhe për fëmijet. Natyrishtë për ta hiqni piperin djegës.
1 domate “zemër kau”
300 gr. domate të vogla
2 domate në formë të zgjatur
1 qep
3-4 thelpinjë hudhra
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
disa gjethe borziloku
1 lugë e vogël paprika
3-4 lugë pana e tharet. Në munges, panës së kuzhinës shtoini 1 lugë lëng limoni
700 ml. ujë
Domatet e mëdha pritini në 4- tërsh dhe vendosni në një tavë me letër furre poshtë. Vendosni dhe të voglat e plota, kriposni, shtoni hudhrat e qëruara, pak vaj dhe vendosni në furrë në 180°C derisa të piqen. Rreth 25-30 minuta ju duhet të karamelizohen mirë.
Prisni qepën dhe vendoseni të kaurdiset me pak vaj ulliri sëbashku me disa gjethe borzilok. Kur të jet kaurdisur mirë shtoni në të dhe domatet e pjekura me gjith lëngun që kan formuar gjatë pjekes. Shtoni ujin, paprikan, pak piper të zi akoma pak kripë dhe lërini të gatuhet derisa lëngu të ajkoset.
Bluajeni masën me grirësin në zhytje. Pastaj filtrojeni gjithë supën duke e kaluar nëpërmjet një site në mënyrë që të keni vetëm kremin e hollë pa farat dhe lëkurat e domateve.
Pjesën e filtruar shërbejeni me pak pana të tharët, gjethe borziloku, akoma pak vaj ulliri dhe copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |