Fashion Food inspiruar nga Fendi – Makarona “Paccheri”me presh dhe kallamarë të vegjël
Si një stiliste e vërtet çdo ditë e më shumë po arrij ti përshtas me shumë origjinalitet këto pjata të inspiruara nga pasarelat e modës. Kjo është një ndër të preferuat e mia si për shijen, si për rezultatin final artistik që doli shumë i përngjashëm me fustanin, por dhe për inspirimin nga fustani pasi është vërtet një vepër arti. I freskët, modeli që preferoj për fustanet nga copëra të tilla, pastaj ngjyra dhe dizanji një dashuri. Inspiruar nga koleksioni 2016 i Fendi sot solla për ju këtë pjatë.
1 dorë kallamare të vegjël ose një kallamar i plotë
10 cop makarona “Paccheri”
1 preshë
2 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Për salcën me rukola
1 dorë rukola
1 thelpi hudhër
30 ml vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
Vendosni makaronat të ziejnë në ujë të nxehtë me kripë.
Pastroni kallamarët dhe shkëpusni xhufkat nga trupi, lajini mirë dhe lërini mënjanë.
Prisni preshin në rripa të hollë dhe sëbashku me kallamarët dhe xhufkat e tyre vendosni të kaurdisen në vajin e nxehtë, sapo të marrin paksa faqe shtoni pak ujë nga uji i zierjes së makaronave. Lërini të gatuhen derisa kallamarët e vegjël të zbuten mirë, nesë është e nevojshme shtoni akoma ujë. Kriposeni dhe shtoni piper të zi.
Ndërkohë që kallamarët dhe makaronat të ziejnë përgatisni salcën me rukola. Vendosni në blender rukolan, me kripë pak piper, hudhër, vajin e ullirit dhe bluajini derisa të bëhen krem.
Kur makaronat të jenë ziere, kullojini shtojini te kallamaret me akoma pak nga uji i tyre i zierjes dhe përzijini derisa salca të lidhet.
Shërbejini sipër me salcën e rukolës.
Unë i shërbeva në mënyrën që shikoni në foto për tju afruar sa më shumë dekorit të fustani.
Ju bëftë mirë 🙂
Inspired by this amazing outfit created by Fendi for my Fashion Food.
INGREDIENTS FOR 2 PEOPLE:
a handful of baby squid
1 leek
10 paccheri pasta format
2 tablespoons olive oil
Salt is black pepper
For rocket sauce
a handful of rocket
1 garlic cloves
30 ml. of olive oil
salt and black pepper
PREPARATION:
Clean the squids by removing them the tufts. Wash them and keep aside.
Put the pasta to boil
Cut the leek into small pieces and put them to fry with squids is their tufts. Add some water from cooking pasta. Let cook it until the squids are tender. Season with salt and pepper.
Prepare the rocket sauce by blending all the ingredients of the sauce.
Drain the pasta aldente and put to the squids sauce with a bit of the cooking water. Saute still so it forms the creamy at the bottom of the pan. Serve with a sprinkling of rocket sauce.
Enjoy your meal 🙂