Galet me Nutella dhe luleshtrydhe
Thjesht fare kjo galet për mëngjes ose si një ëmbëlsirë për kafen ose çajin e pasdites.
1 pet sfoljatë
2-3 lugë nutella
200 gr. luleshtrydhe
1 lugë sheqer
2 lugë qumësht
disa gjethe mëndre
pak sheqer pluhur
Hapeni petën sfoljatë, shponi fundin me pirun. Lyeni me Nutella dhe sipër rendisni luleshtrydhet e prera në feta. Palosini anët dhe lyini me pak qumësht me ndihmën e një peneli kuzhine. Spërkateni komplet galetën me sheqer dhe piqeni në 200°C për 30 minuta.
Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni me gjethe mëndre për dekorim dhe sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Galet me Nutella dhe luleshtrydhe
Average rating: 0 reviews