Burger Buns – bukë hamburgeri
Kjo është receta më e mirë për këto panine që gjëndet vërdallë në internet. E testuar shumë herë nga unë dhe ja ku e po e ndajë dhe me ju. Janë panine të vështira por me këtë recetë do qëlloni në shenjë që herën e parë.
Për 8 panine:
180 ml ujë i grohtë
30 gr. gjalpë në temperatur ambjenti
1 vezë
450 gr. miell 00
50 gr. sheqer
1 lugë të vogël kripë
20 gr. maja birre e thatë
Për sipërfaqen:
2 lugë suzam ose te përzierë me fara lulëkuqeje
1 e verdhë veze
1 lugë ujë
Vendosni përbërësit e panines në një brumatriçe ose mikser dhe punojini derisa të bëhet një brumë i mbledhur, punojeni rreth 10 minuta. Hiqeni brumin, formojeni në top, lyeni sipërfaqen e tij me pak vaj dhe mbulojini me një beze të njomë, lëreni të pushojë rreth 3-4 orë në vëndë të ngrohtë.
Kaloj koha e pushimit, ndajeni në 8 pjesë dhe formoni përseri topa të cilët do ti hapni në fomën e një disku rreth 3 cm të lartë dhe diametër 8 cm.
Vendosni ne nje tavë furre të lyer me pak vaj dhe mbuloni përsëri me një beze kuzhine për të ardhur për rreth 2 orë të tjera ose kur shikoni që janë fryrë mjaftueshëm.
Pas kësaj rrihni vezën me pak ujë dhe lyeni sipër paninet. Spërkatini me suzam dhe futini të piqen në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 15-20 minuta.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |