Krem Salmoni
Kremi i Salmonit është një salcë mbushëse ose një salcë shoqeruese e perimeve të fresketa ose thjeshtë për të lyerë fetat e bukës së thekur.Përgatitet shumë shpejtë dhe mundë ta përdorni sipas recetave që dëshironi.
PERBERSIT :
200 gr salmon i tymosur
250 gr djathë i bute tipit filadelfia
3-4 luge qumësht
kripë dhe piper i zi
PERGATITJA:
Vendosni salmonin e tymosur në mikser bashkë me qumshtin,dhe djathin e butë.Shtoni pak kripë dhe piper të zi dhe griini mirë derisa të formohet një krem i butë dhe homogjene.Vendoseni ne frigoriferë per rreth 1 ore para se të përgatisni recetat tuaja të preferuara.
Ju bëftë mirë 🙂