Koc e tiganisur me domate, ullinjë dhe kaperi
Erdhi më në fund pranvera dhe trupi jonë kërkon ushqime të lehta, ngjyra dhe pjata plot shije. Këtu do ju shkuar një recet të thjeshtë të cilën e praktikojë shpesh këto kohë. E keqja e vetme e kësaj pjate është që del aq e mirë sa ju do kërkoni vetëm bukë të thekur për të fshirë tiganin 😛
8 fileto koce
një dorë domate të vogla
një dorë ullinjë
një dorë kaperi
1 spec i kuq
1 kokër qep
3-4 thelpinjë hudhra
kripë dhe piper i zi
borzilok
rigon
vaj ulliri ekstra i virgjër
1 spec djegës i freskët
1 gotë verë e bardhë
Një një tigan shtoni pak vaj ullir dhe skuqni filetot e kocës, shtoni kripë, piper dhe hiqini mënjanë. Në të njëjtin tigan shtoni përseri pak vaj, hudhrat e grira imët, qepët e prera hollë, borzilokun dhe specin djeges. Kavërdisini në zjarr të ulët derisa të zbuten. Shtoni pastaj domatet, specat, ullinjët, kaperin dhe vazhdoni kavërdisjen përsëri. Kriposeni, shtoni rigon dhe pak piper të zi dhe sipër gjellës vendosni dhe filetot e kocës që ruajtët mënjanë. Lërini që dhe koca të mari shijen e perimeve dhe shuani me verë të bardhë.
Shërbejeni sipër me borzilok të grirë dhe akoma pak rigonë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
shume e shijeshme...te lumshin duart
E shijshme