Bathë me mish në furrë
Për mua gatimet furrës janë një dashuri, e dini tashmë por këto bathë të gatuara në tavë balte në furrë i vunë pikën. Receta është e thjeshtë, nëse kini durim qerojini bathët dhe nga cipa e brëndëshme pasi bëhen dhe më të ëmbla nëse jo dhe kështu me të siç i kam bërë unë mire janë. I japin një shije të athët dhe të lezeçme tavës.
1 kg. bathë
500 gr. tul mish viçi
2 qep
1 kuti me salcë domatesh
2-3 lugë vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
2-3 thelpinjë hudhra
pak rigon
disa gjethe borzilok
Prisni hollë qepën dhe hudhrat dhe vendosini të kavërdisen me vajin e ullirit, shtoni dhe mishin e prer në copëza të vogla dhe kavërdisni sëbashku. Kriposini, shtoni piper dhe rigon dhe vazhdoni kavërdisjen derisa qepa të jetë e butë, shtoni dhe salcën e domateve dhe lërini mbi zjarr akoma dhe pak që shija e domatet të zbutet.
Ndërkohë qëroni bathët dhe shtoini te gjella së bashku me borzilokun e grirë. Shtoni ujë derisa gjella të mbulohet dhe gjithë masën trasferojeni në një tavë të thellë prej balte. Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 50-80 minuta derisa gjella të trashet dhe të bëhet e shijshme.
Shërbejeni me borzilok sipër dhe copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂