Gjuz zgare
Është një recet e thjeshtë si për ju dhe për fëmijet tuaj. E pjekur në zgarë me gjithë lëkurë është më e thjeshtë për tu qëruar dhe hequr halat kshu që bëhet dhe e më kollajtë për tjua dhën fëmijve. Ndërsa per ne të rriturit marinimi me vaj ulliri dhe limon e bënë një pjatë të lehtë dhe shumë të shijshme.
gjuz
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri ekstra i virgjër
limon
Lani gjuzën dhe pastroheni nga të brëndëshmet e saj, mos ja hiqni lëkurën, Thajeni mirë me një letër kuzhine.
Nxehni fortë një zgarë pjekje dhe vendosni kocën sipër saj, piqeni mirë nga dyja anët.
Pasi piqet, hiqjani lëkurën me delikates dhe merrni tulin e saj. Vendoseni në një pjatë ku do ta marinoni me kripë, piper, lëng limoni dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. Shërbejni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |