Torta krostat me fruta
Kjo është torta më kalorike që unë kam përgatitur ndonjëher në jetën time. Por është shumë shumë e shijshme, ndaj per raste festash dhe na lejohet. Për festën e gruas përgatiteni për familjen tuaj ti tregoni gjithë dashurin që keni për ta e ta flini mëndjen që të dilni me shoqet rehat 😛
Për bazën:
400 gr. miell
200 gr. gjalp i ftohtë
4 të verdha veze
200 gr. sheqer pluhur
një maj luge pluhur ëmbëlsirash
pakëz vanilje
800 ml. qumësht
400 gr. pana e freskët e lëngëshme
6 të verdha veze
240 gr. sheqer
40 gr. niseshte orizi
60 gr. niseshte misri
lëkura e 1 limoni
vanilje
2 gr. kripë
Dekori:
fruta (mandarina, mjedër, boronic)
Pana vegjetale për tu formuar ose shllak
1 fletë xhelatin peshku
Përgatini brumin dhe pasi e keni lën të pushoj hapeni dhe shtrojeni në një tavë për pjekje të cekët. Tipike për këto lloje tortash. Shponi fundin me pirun.
Shtroni në mesin e saj një letër kuzhine sa dimensioni i fundit të tavës dhe sipër mbusheni me fasule ose qiqra të thata. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° derisa te marri një gjyrë të bukur të artë. Hiqini fasulet dhe vendosni akoma për pak minuta në furrë në mënyrë që të piqet dhe fundi. Hiqeni dhe lëreni të ftohet plotësishtë.
Ndërkohë përgatisni dhe kremin e pastiçerisë dhe lëreni të ftohet në frigorifer.
Kur të jenë ftohur plotësisht të dy përgatitjet e mësipërme filloni përgatisni xhelatinën që do lyeni sipër krostatën tuaj. Vendosni xhelatinën e peshkut në ujë të ftohtë të zbutet.
Në një enë shtoni një gotë uje dhe vendosni mbi zjarrë të ngrohet, shtrydhni xhelatinën dhe trasferojeni te uji i nxehtë ku do ta shkrini plotësishtë, filtroni lëngun.
Tani merrni bazën e tortës tuaj, mbusheni me kremin e pastiçerisë dhe sipër zbukorejeni me frutat. Me ndihmën e një peneli kuzhine lyeni sipër krostatën tuaj me xhelatin në çdo cep të saj. Sigurohuni që xhelatina të jet ftohur plotësishtë para se ta dekoroni me pana të formuar ose shllak.
Ruajeni në frigorifer deri në momentin e shërbimit.
Konsumojeni brënda dy ditësh pasi kremi i pastiçeris nuk është më i shijshëm më pas.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |