Sot gatuan Olta Shurbi Gjetja
Torta Pan di Stelle
Përbërësit:
1 pako biskota Pan di Stelle (700 gr) 500 gr. mascarpone, 300 gr. Nutella, 80 gr. gjalpë, 100 gr. sheqer, 2 vezë mesatare, 1 pako sheqer vanilje, Kakao e hidhur (sipas dëshirës), Qumësht për të lagur biskotat
Përgatitja:
Përgatisim bazën e tortës duke thërrmuar shumeë imët 300 gr. nga biskotat. Shkrijmë gjalpin në banjomari dhe e hedhim te biskotat. I përziejme mirë të dyja bashkë derisa të marrin një formë si rërë. Marrim një tavë për torta (e mira është të jetë e hapshme tava sepse është më kollaj për servirjen e tortës sidomos kur behet për raste. Si në rastin tim për ditëlindje 🙂
I vendosim fundit të tavës letër pjekje dhe sipër hedhim përzierjen e biskotave me gjalpin. E shtypim përzierjen me një lugë derisa të kemi përfituar një bazë torte kompakte dhe të njëtrajtshme. E vendosim në frigorifer. Fillojmë të përgatisim kremin. Rrahim vezët me sheqerin dhe sheqerin vanilje për disa minuta me ndihmën e përziersit elektrik. Kur vezët të jenë rrahur mirë dhe të jenë bërë kremoze shtojmë maskarponen. I përziejmë dhe shtojmë edhe Nutellen. I perziejmë mirë derisa të kemi një krem homogjen. Nga biskotat e mbetura heqim mënjanë 28 copë (kjo për 1 tavë me diameter 26 cm) dhe pjesën tjeter të biskotave i grijmë shumë hollë dhe i hedhim te kremi me mascarpone dhe nutella. I përziejmë mirë të gjithë kremin. Marrim nga frigoriferi tavën ku kemi bazën e tortës dhe në anë vendosim 14 biskota pan di stelle që kemi hequr mënjane. Hedhim brënda kremin me mascarpone dhe Nutella. E shpërndajmë dhe e nivelojme. Sipër kremit (sipas dëshirës) hedhim kakao. Tani zbukurojme pjesën sipër të tortës me biskotat e mbetura. I marrim biskotat dhe i kalojmë për 2 sekonda në qumësht të ftohtë (kështu biskotat do jenë me të buta kur të priten). I vendosim biskotat sipër tortës. E vendosim tortën në frigorifer për rreth 6 orë, kohë e nevojshme qe kremi të mpikset mirë dhe keshtu do keni feta perfekte kur ta preni tortën.