Tavë me bishtajore të thata
Po vjen pranvera dhe unë fillova të pastroj dollapet nga ushqimet dimërore. Siç çdo vitë në fillimet e sezoneve të reja i heq gjërat që më mbesin për tju lën vendin të rejave por dhe sepse me ndërrimin e stinëve dhe trupi jonë ka nevojë për një tjetër mënyrë ushqyerje.
1 gotë qiqra
1 gotë thjerza
1 gotë fasule të zeza
2 qep
2 kanaçe me salcë domatesh
2 karrota
Majdanoz
Kripë dhe piper i zi
2-3 lugë vaj ulliri
2-3 thelpinjë hudhëra
pak rigon
Pasi i kemi lën në ujë bishtajoret vendosini të ziejnë. Thjerzat veç vetëm 10 minuta pasi ziejnë më shpejt dhe fasulet me qiqrat po të doni bashkë pasi kanë të njejtën kohë zierje.
Grini imët qepën, karrotat dhe hudhërat dhe vendosini të kavërdisen në zjarrë të ulët me pak vaj ulliri. Shtoni dhe bishtajoret e kulluara që të marrin shijen e kavërdisur për disa minuta. Shtoni salcën e domateve, kripë, piper, majdanoz të grirë, rigon dhe lërini që salca të fillojë të marri val.
Ndërkohë nxehni sobën në 180°C dhe kur salca të ket marr val shtoini dy gota ujë, trasferojeni në një tavë të thellë dhe vendoseni në furrë. Lereni të gatuhet avash avash për rreth 60-90 minuta derisa të trashet e te marri shijen e mirë.
Hiqeni dhe shërbejeni me majdanoz sipër dhe copa buke të thekur me vaj dhe rigon
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |