Sot gatuan Liljana Gjysho Merko
Petë të mbushura me zarzavate dhe gjoks pule
Përbërësit:
1 gjoks pule të plot të bërë në copa të vogla, 1 pako petë të gatshme ose terhollini vetë, 100 gr djathë, 100gr bizele, 2 patate të prera në kubik, 2 karrota, 1 qep, 3 domate, vaj ulliri, piper i zi, majdanoz, 1 majë luge shafran.
Përgatitja:
Skuqim mishin sa te zëj pak kore, hedhim patatet dhe kto sa të marrin një skuqje, karrotat, domaten dhe qepën i grijm bashkë ne mikser i hedhim tek tigani të ziejnë me fare pak ujë. Sa ta pijnë gjithë ujin, hedhim piperin majdanozin, shafranin, përziejmë dhe e lemë të ftohet duke e përzier me pak djathë.
Petet i ndajmë në dysh dhe në nji tas paksa të thell vendosim petën në forëm kryqi duke lën petën sa të mblidhet, heqim tepricën dhe i vendosim në fund tek tasi.
Hedhim gjellën dhe mbyllim me kujdes. Vendosim letër kuzhine tek tepsia dhe përmbysim tasin me kujdes në tepsi kështu vazhdojmë deri në fund duke i lyer me të verdhë veze sipër.
Ne furrë per 10 minuta në 180°C sa të marrin nji ngjyrë të artë, kujdes gradët sipas furrës tuaj.