Gjoks pule me portokall
Në shije pak orientale kjo pjatë, përgatiteni pa ju ikur koha portokalleve.
1 gjoks pule rreth 400 gr. ose dy të vegjël
2 portokalle
kripë dhe piper i zi
1 lugë salcë soja
2 lugë vaj ulliri
pak majdanoz
1 thelpi hurdher
Bëni një marinaturë me lëkurat e grira imët të portokalleve, lëngun e tyre, hudhër të grirë imët, vaj, kripë, piper, salcë soje dhe vendosni pulën në të. Masazhojeni mirë mishin me duar dhe me marinaturën. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni disa orë në frigorifer të pushojë.
Pastaj vendoseni në një tavë ku do të shtoni sipër dhe lëngun e marinimit dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°C për rreth 30-40 minuta. Ose kur shikoni që sipërfaqja është thekërisur mirë dhe kur e prekni me dorë mishi rezulton i fortë tek e ngjeshni. Shërbejeni me majdanozë të grirë sipër dhe ndonjë kontorno me oriz basmati ose perime të ziera.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: Nëse keni më shumë persona dhe gramatura e mishit është më e madhe se 400 gr. atëher dhe koha e ndënjes në furrë do jet më e madhe. Nëse dëshironi marinimit mund ti shtoni dhe pak xhenxhëfil