Love is in the Air – Një Valentin ndryshe
Kur keni kohë me patnerin shumë gjëra duken të përsëritura, gati gati të bezdishme. Unë jam një ndër to, disa festa më pëlqen ti kaloj në rehatin time, pa u pispillosur shumë dhe mbi të gjitha të kem një atmosfer intime vetëm me bashkshortin tim. Shën Valentinin nuk e festoj jo sepse e festojnë të gjithë, apo sepse njeriu duhet në gjithë pjesën tjetër të vitit e jo kur na i thon por sepse ne kemi Shën Valentinin tonë të cilin e festojmë në ditën kur jemi njohur. Këtë vitë, pak ditë më parë festuam 8 vjetorin tonë të njohjes dhe idea që pata pasi skisha pikën e dëshirës të dilja ishte të realizoja një darkë piknik në kushtet e shtëpis. Më besoni që qe darka më e bukur që kemi ngrën. Doja ta ndaja këte ide me ju pasi nëse keni vendosur që të gatuani ju diçka për bashkshortin dhe doni ta festoni në shtëpi atëher nga tavolina trasferohuni në dysheme. Mbështetur pas divanit, nën dritën e qirinjëve të veshur me pizhama duke parë filmint tuaj të preferuar. Mos u bëni shumë romantik të ndizni muzik, intimiteti qe do krijoni në ato çaste mjafton.
Shtroni një mbules të bukur sipër tapetit, shpërndani përreth jastëk që të mbeshteteni dhe të jeni rehat, ndizni qirinjë aromantik dhe fusni në frigorifer verën tuaj të preferuar.
Mos u shqetesoni shumë për ushqimin, bëni panine, toste ose atipasta të thjeshta. Gjëra që mund ti hani rehat dhe me duar. Është vërtetuar shkencërishtë që ngrënia me dorë është shumë më sensuale dhe tërheqëse. Mos lini pa servirur fruta dhe çokollata. As për dhuratën mos u shqetesoni, ti dedikoni kohë njëri tjetrit në kohën e sotme është dhurata më e bukur.
Nëse ju pëlqen leximi, mbas ngrënies lexoini diçka njeri tjetrit dhe do kini natën më shplodhëse në jetën tuaj. Te mua funksionoj, shpresoj dhe te ju.
Gëzuar Shën Valentini dhe mos harroni të falni dashuri në çdo ditë të vitit.
E juaja, Ada!
PS: po ju lë disa foto që gjeta në internet për tju krijuar një ide. Darkës time nuk i bëra foto, doja të mbaja diçka për veten time, shpresoj mos mërziteni për këtë zgjedhje 🙂
Photo from Googel. If anyone is your property, pleas let me know.