Të promovojmë talentet tona- Produkte natyrale “handmade” nga Denisa
Me Denisën dhe produktet e saj të bëra me dorë u njoha fare rastësishtë, një ndjekse e imja prej disa disa kohësh dhe duke ditur pasionin tim të madhë për kozmetikën me km 0 dhe Bio u ofrua të më dhuronte disa nga krijimet e saj. Në faktë linja M&D është një linjë që Nerta Tushe e ka hedhur në treg dhe ka mbledhur një grup vajzash me dëshirën dhe pasionin për krijimet të tilla dhe pastaj i ka autorizuar duke ju dhën eskluzivitetin vajzave të ken mundësin dhe ato të fitimit dhe tju njihet puna dhe merita. Njëra prej tyre është Denisa që këto kohë ka hapur dhe dyqanin e saj të vogël me këto produkte që janë një thesar. Një laborator lumturie për çdo femër që është e apasionuar mbas artizanatit. Me dëshirën e madhe për të promovuar talentin e saj sepse këto produkte janë vërtetë të mira ose më sakte këto që provova unë ishin fantastike. Më pëlqeu shumë kremi i duarve dhe zbutësi i buzëve. Unë vuaj shumë nga tharja e tyre në dimër dhe realishtë më bëri punë.
Produktet e Denisës mund ti gjeni te dyqani i saj që ndodhet 50 m nga kryqëzimi I komunës së Parisit përballë fushës së basketbollit tek stadiumi Dinamo, ose online te faqa e saj e instagramit @produkte_natyrale_handmade
Me këtë artikull nis nismën me dëshirën më të madhe për të promovuar talentet tona pasi shumë pak veta e bëjnë. Nëse dëshironi më shkruani në info@www.addasall.com
Disa pamje nga ambjenti i dyqanit.