Qofte me thjerza
Të hash në mënyrë vegjetariane nuk është aq e vështire sa duket. Një tjetër sfidë që bëj me ju mikesha duke u munduar të konsumojmë sa më pak mish. Këto qofte – burger mund ti shoqëroni me një sallatë dhe ja ku keni një vakt kompleks me proteina, fibra dhe çdo të mirë tjetër që i nevojitet organizmit tonë. Gjithashtu është dhe një ide e mirë për të bërë fëmijet tuaj të konsumojnë këtë legum. Natyrishtë për fëmijët ulni dozat e kripës, piperit dhe erëzave të tjera që do përdorim.
1 gotë me thjerza
1 qep
2 karrota
1 thelpi hudhër
1 vezë
kripë dhe piper i zi
një tuf majdanozë
pak vaj ulliri
1 lugë galet
Pasi i keni lën thjerzat në uje per disa ore, vendosni të ziejnë në ujë me pak kripë për nja 15 minuta, kullojini dhe ruajini mënjanë.
Ndërkohë kavërdisni qepën me karrotën me pak vaj ullir, shtoni dhe thjerzat e kulluara, kripë, piper hudhëra e grira, majdanozë dhe kavërdini sëbashku që përbërësit të aromantizohen me njëri tjetrin. Kur të jen gati trasferojini në një mikser ku do të shtoni dhe galetën, vezën dhe akoma pak majdanoz. Jepini një të bluar të shpejtë.
Me brumin e përfituar formoni qofte të shtypura. Nxehni mirë një zgarë ose një tiganë me fundë që nuk ngjitë dhe shtoni 1 lugë vaj ulliri sa të lyhet pak fundi i tijë, vendosni qoftet të piqen nga të dyja anët.
Shërbejini me një sallatë stine.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
Nje recete fantastike, e shendetshme per te gjithe familjen.