Pilaf me Kuinoa, gjoks gjeli dhe bizele
Shpresoj ta pëlqeni po aq sa unë, një pjatë e thjeshtë me pak kalori. Është e mirë dhe e ftohtë kështu që bëhet dhe një vaktë i mirë për ta marr me vete në punë.
1 gotë kuinoa
1 gotë me bizele të ngrira
300 gr. gjoks gjeli deti
2 lugë vaj ulliri
2 gota ujë ose lëngë mishi ose vegjetalë
1 qep e vogël
kripë
pak majdanoz
Një dorë me lëpjeta
Grini imët qepën dhe vendoseni të kavërdiset me vajin e ullirit, shtoni dhe gjoksin e gjelit të prer në copa të vogla, lëpjetat e prera, bizelet e ngrira dhe kavërdisini sëbashku.
Shpëlani shumë mirë kuinoan derisa mos të bëj më shkumë dhe shtoni te tenxherja dhe kavëridisini dhe këtë me pjesën tjetër. Shtoni kripë dhe lëngun e mishit ose ujin, mbulojeni me kapak dhe lëreni të ziej derisa të shteroj uji dhe në sipërfaqe të krijohen vrimat tipike si të pilafit.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |