Makarona me argjinare
Pjatë që bëhet sa hap e mbyllë sytë, ka një shije të përkryer sepse protagonisti kryesorë është në kohën e tij më të mirë. Argjinarja është një ilaç natural për organizmin tonë ndaj konsumojeni atë sa më shumë.
280 gr. makarona formatin që dëshironi
3-4 kokë argjinare
2-3 lugë vaj ulliri
1 spec djegës i freskët
1 tufë e vogël majdanoz
kripë dhe piper i zi
djathë i grirë pekorino ose parmixhano
2-3 thelpinjë hudhëra
Pastroni argjinaren nga fletet e trasha, maja me gjëmba dhe pushi i brëndshëm. Pritini hollë dhe vendosini në një enë me ujë me limon të rrin për disa minuta.
Ndërkohë grini imët hudhërat dhe majdanozin, vendosini të kavërdisen me vajin e ullirit dhe specin djegës. Sapo vaji të aromantizohet shtoni argjinaret e shtrydhura mirë, kavërdisini avash avash derisa të sbuten, kriposini dhe shtoni 1 gotë ujë.
Zjeni makaronat aldente ,kullojini dhe shtoini te tigani i argjinareve sëbashku me një garuzhe ujë nga zjerja e tyre. Përzijeni mirë në tigan derisa përbërësit të lidhen dhe shërbejini me akoma majdanoz të grirë hollë sipër dhe djathë të grirë.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |