Sot Gatuan Luljeta Myzyri
Pandispanjë
Një ëmbëlsirë e thjeshtë për tu përgatitur dhe shumë e lehtë për organizmin!
Duhen 7 kokrra vezë fshati
350 gr miell
300 gr sheqer
gjysëm luge kafe sode ose 1 pako pluhur pjekës,
për sherbetin 1.5 lt ujë dhe 1 kg sheqer, pak leng limoni, pak vanilje
Fillojmë ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat, rrafim të bardhat derisa të mos biene nga ena, në një enë tjetër rrahim të verdhat me sheqerin derisa të bëhen si shkumë, i përzjejme së bashku dhe fillojmë hedhim ngadalë miellin e përzjere me sodë ose pluhurin pjekës. E hedhim në një tavë të lyer me gjalpë dhe e pjekim në furrë në 180°C për afro 40-50 minuta.Kujdes! Furra nuk duhet hapur 30 minutat e para sepse ëmbelsira ulet.
Përgatisim sherbein me 1.5 lt ujë dhe 1kg sheqer, e ziejme për disa minuta nuk duhet të behet një shurup shumë i trashë në fund shtrydhim gjysëm limoni hedhim dhe vanilje. Ju bëftë mirë!
Foto dhe receta nga Luljeta Myzyri.