Tërshërë “Cinnamon Rolls” për mëngjes
E kujt nuk i pëlqejnë ëmbëlsirat e famshme “Cinnamon Rolls” unë vdes për to, ndaj pata iden që shijen e tyre që na tërheq aq shumë ta sjell në versionin më “light”. Tërshërën normale që është si flokë dëbore e lëj gjithë natën në qumësht dhe kos dhe në mëngjes kam gati ushqimin tim të preferuar sidomos për ju që skeni kohë të gatuani kjo është një zgjidhje perfekte.
gjysëm filxhani çaji me tërshër
gjysëm filxhani çaji me qumësht bajamesh, orizi ose qumësht lope
gjysëm filxhani me kos grek ose të bërë vet nga ju
3 lugë sheqer kaf
1 lugë kanell
pak vanilje
Në një enë përzieni mirë kosin me qumshtin, sheqerin dhe vaniljen derisa kosi të tretet mirë. Vendoseni në një kavanoz të madhë ku do të bashkoni dhe tërshërën me kanellën. Përzijeni, mbylleni kavanozin dhe lëreni tër natën në frigorifer. Të nesërmen është gati ta konsumoni, sipas dëshirës mund ti shtoni akoma sipër pak kos grek dhe kanell.
Mëngjes të mbarë 🙂
Submit your review | |