Sallatë- tabulè me karkaleca
Siç e dini tabulè-ja është një tip sallate e përzier. Sot solla një versionin timin të saj e cila është shumë e shijshme dhe e përshtaçme për ta marrë me vete në punë pasi është e mirë dhe e ftohtë. Një pjatë unike që të ngop dhe ka plot fibra e minerale të tjera me shtimin e grurit Freekeh. Unë e di që ju në Shqipëri këtë grurë sdo ta gjeni por dhe ai normali ose bollguri i përshtatet.
1 gotë kuinoa
1 gotë grurë freekeh ose normal ose bullgur
1 dorë karkaleca
1 gotë thjerza
disa speca gogozhare
një dorë me kokra shege
1 thelpi hudhër
një tufë kopër
kripë dhe piper i zi
1 limon
2-3 lugë vaj ulliri
1 dorë ullinjë pa bërtham
Zieni në 3 tenxhere të ndryshme me ujë me kripë (pasi kanë kohë të ndryshme gatimi), thjerzat, bollgurin dhe kuinoan. Kuinoan shpëlaheni mirë para se ta zieni. Kulloini mirë nga uji dhe vendosni në një enë të madhe të treja bashkë ku do të shtoni dhe ullinjtë, gogozharet e prera imët, kokrat e shegës, koperin e grirë, kripë dhe piper të zi, pak vaj ullir, lëngun e limonit.
Pastroni karkalecat dhe kavërdisni paksa në tigan me vaj ulliri dhe një hudhër të grirë imët. Bashkoini dhe këto me pjesën tjetër. Përzijeni mirë dhe provojeni nëse ka nevoj akoma për kripë dhe piper. Mbulojeni me një qese kuzhine dhe lëreni nja 20 minuta të pushoje që shijet të lidhen bashkë para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |