Fileto levreku në kore patatesh
Një pjatë e thjeshtë dhe pa shumë shpenzime për ti lën shijen protagonistit kryesor që është levreku. Me pak kalori është një alternativ e mirë për darkat e fundjavës ku dhe një gotë verë e bardhë nuk të prish shumë punë.
1 levrek rreth 800 gr.
2-3 patate
pak barë qepe
kripë dhe piper të zi
1 thelpi hudhër
1 limon
disa deg trumëz
2-3 lugë vaj ulliri
Priteni me kujdes levrekun duke bërë fileto. Niseni nga kurrizi i tijë dhe shkoni drejt posht me një thikë të mprehur mirë. Hiqni halat dhe kontrollojeni mirë nëse i ka ngelur ndonjë.
Vishni një tavë me letër furre dhe vendosni filetot e levrekut në të. Shtoni sipër kripë, piper, hudhëra të grira imët, gjethe trumëze.
Qëroni patate dhe pritini hollë me ndihmën e një mandoline. Vendosini një nga një sipër levrekut sikur po e vishni në formë luspash. Kriposini, shtoni gjethe trumëze dhe piper te zi dhe pak vaj ulliri. Futeni të piqet në furrën e nxehur më parë ne 200°C për rreth 25 minuta ose kur shikoni që patatet janë pjekur dhe kanë formuar një kore mbrojtëse sipër levrekut.
Shërbejeni me barë qepe të grirë imët dhe feta limoni.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |