Supë me finok dhe portokall
Pasi hëngrëm çdo thërrime të fundit të panetones duam të jemi për darkën e fundëvitit. Sot po sjell për ju dhe për vete një supë detox. Mund ta bëni si të gjallë ashtu dhe të gatuar. Unë po sjell dy versionet e saj dhe pse vet preferoj të gjallën.
Për supën e ftohtë të gjallë:
1 finok
lëngu i dy portokalleve të shtrydhura
kripë dhe piper i zi
pak koper
pak lëkura të grira imët me rende të portokallit vetëm pjesën portokalli
pak vaj ulliri
1 lugë uthull molle
Për supën e gjallë vendosni në një mikser finokun e prer në copa të vogla, kripë, piper, uthullën e mollës dhe jepini një të grirë derisa të bëhet krem, pastaj shtoni lëngun e portokallit dhe bluajeni akoma derisa masa të bëhet kremoze.
Shërbejeni me vaj ulliri sipër, lëkurat e grira të portokallit dhe koper të grirë imët.
Për supën e gatuar:
1 qep e ëmbël
1 finok
lëngu i dy portokalleve të shtrydhura
kripë dhe piper të zi
koper
lëkura e grira imët me rende të portokallit vetëm pjesën e portokalli
pak vaj ulliri
1 lugë lëngë limoni
Kavërdinsi finokun me qepen me pak vaj ulliri dhe shtoini gjysëm gote ujë, lëreni të gatuhet derisa uji të përthahet. Shtoni kripë dhe piper të zi. Pastaj trasferojeni komplet masën në një mikser ku do të shtoni lëngun e portokallit, atë të limonit dhe grijeni derisa të bëhet krem. Shërbejeni me koper të grirë, lëkurat e portokallit të grira me rende, vaj ulliri dhe copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |
E shishme. Ja vlen t'a provoni.