Fërges Verore
2 speca te kuq
2 speca jeshile
2 domate
2-3 qep të njoma
2-3 thelpinjë hurdhër
vaj ulliri
400 gr gjizë e kripur (sipas deshirës dhe pak djathë të bardh të thërmuar)
rigon
mëndër ose majdanozë
kripë dhe piper i zi
Në disa krahina i shtojnë dhe një vezë por unë e kam përgatitur pa vezë ashtu siç ma ka mësuar mami imë
Pastrojni specat nga farat dhe fijet e brëndshme.Lajini dhe pritini në copa mesatare ose shirita.Grini dhe qepen me gjithe bishtat e sajë.Vendosini të skuqen me pak vaj ulliri në zjarrë të mesëm me kapak sipër duke i përzier hërë pas here. Ndërkohe grini domatet në mikser deri sa të perfitojni një pure,ose nëse i doni në copa të mëdha mjafton ti prisni me thikë ne kubikë.Bashkojini dhe këto te tigani Përzieni herë pas here që mos na ngjiten deri kur shikojmë që domatja është skuqur dhë lengu i saj është shteruar.shtoni gjizen dhe pak djath të bardh të thërmuar sipas dëshirës.Holloni me pak ujë gjizën qe ta lidhni me përbërësit e tjerë.Shtoni dhe specat.Në këtë fazë mund të veproni në dy mënyra:
1.Te vazhdoni gatimin në të njëjtën enë duke i vënë kapakun dhe lëne Fergesën të vloj ne zjarrë të avashët.Në fundë regullojm me kripë dhe piper të zi, rigon,hurdhërat e shtypyra dhe mendrën apo majdanozin.Dhe ta shërbeni sipas dëshirës
2.Regullojni me kripë dhe piper të zi,shtoni hurdhrën e shtypur dhe mëndren e grirë ose majdanozin , dhe masën e hidhni në tava balte me porcione individuale.Vendoseni në furrën e nxehur më parë në 200° për 10 minuta.
Servireni direkt nga tava e baltës si të nxehtë ashtu dhe te ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂