Një dhurat nga #jetodashuroushqehu
Mikesha sot kam një dhurat për ju të parakoshme për festat. Një recet eskluzive nga libri im #jetodashuroushqehu. Një recet origjinale për t’ju falenderuar për besnikërin tuaj ndaj meje, durimi që më keni ndjekur përgjatë gjithë këtij viti, më keni mbështetur dhe keni kontribuar të jem sot këtu ku jam. Faleminderit!
Feta mishi të marinuara
Sa e vështirë është t’u vendosësh tituj recetave. Më e vështirë se t’i gatuash ato. E tillë është kjo pjatë që një italian i mirëfilltë do ta quante “taljata”. Në të vërtetë është e përhapur në botë nga revolucionari francez Robespierre, i cili adhuronte mishin e thekur mirë nga jashtë dhe me gjak në brendësi. Por, ashtu siç ndodh me çdo pjatë edhe kjo ka evoluar me kohën. Versioni im është ky: Le të bëjmë një sfidë së bashku! Emrin vendosjani ju, pasi ta keni shijuar këtë mrekulli. Unë e quajta thjesht kështu.
1 kilogram kontrafileto viçi,
1 lugë kripë e trashë,
pak vaj ulliri ekstra i virgjër,
disa degë rozmarinë,
disa degë trumëz,
1 lugë piper rozë,
pak piper të zi,
1 gotë verë e bardhë
disa degë kopër,
disa gjethe dafine të freskëta,
disa kokrra mana dëllinje,
1 thelp hudhër,
Vendosni një zgarë të bollshme mbi zjarr të nxehet dhe spërkateni me disa kokrra kripë të trashë. Sapo zgara të nxehet, vendosni kontrafileton në të. Piqeni për disa minuta nga kjo anë derisa të shikoni që siperfaqja e saj të jetë thekur mirë. Kthejeni dhe piqeni përsëri nga ana tjetër.
Ngrohni furrën në 200°. Sapo kontrafileto të jetë gati, kalojeni në një tavë, shtoni sipër saj pak vaj ulliri, kripë. Nëse është akoma e nevojshme; gotën e verës, manat e dëllinjës dhe dafinë. Vendoseni në furrë për 20 minuta.
Ndërkohë grini imët koprën, trumëzën, rozmarinën, piperin rozë dhe hudhrën. Vendosini në pjatën që do shërbeni mishin dhe shtoni sipër tyre vaj ulliri rreth 5-6 lugë.
Hiqni mishin, vendoseni te pjata e erëzave dhe fërkojeni mirë me aromëzat dhe vajin. Lëreni të pushojë 5 minuta dhe shërbejeni të prerë në feta me një kontorno patatesh furre.
Submit your review | |
Nje recete shume e lehte per tu bërë.
Une e provova sot, shume e shijshme.
Faleminderit Adda!