Makarona “linguine” me gaforre
Një pjatë që bëhet rrall, pjatë festive por të nderon për cdo rastë.
2 gaforre rreth 400 gr. secila
300 gr. makarona linguine
1 gotë vere të bardhë ose 1 gotë të vogël konjak
2-3 thelpinjë hudhëra
1 spec djegës i freskët
një tufë e vogël majdanoz
pak kripë
3-4 lugë vaj ulliri
4-5 lugë salcë domatesh lëngë.
Në një enë të madhe me ujë që valon shtoni kripë dhe gaforret e gjalla. Lërini të ziejnë për rreth 10-15 minuta. Hiqini dhe lërini të ftohen. Ndaini në mes, hiqini masën xhelatinoze të verdhë që kan në kokë pasi është si e hidhur dhe pastroni komplet trupin e sajë dhe këmbët. Unë ndihmohem me rrahësen e mishit për të thyer guackën e fortë. Pjesët që si arrini dot ti hiqni mund ti shtoni dhe të plota në një hap tjetër të recetës.
Tani grini imët hudhëra dhe vendosni të kavërdisen me vajin e ullirit dhe specin e freskët. Sapo vaji të jet aromantizuar shtoni tulin e gaforres dhe pjesët e tjera që nuk keni arritur dot ti pastroni dhe kavërdisini sëbashku. Shuani me verë të bardhë ose konjak. Pastaj shtoni dhe salcën e domates lëreni te gatuhet, shtoni më pas pak ujë dhe lëreni që salsa të bëhet e shijshme dhe të trashet. Kriposni paksa.
Zieni makaronat aldente dhe shtoni te tigani me pak ujë nga zjerja e tyre. Trazojini mirë në tiganë derisa makaronat të lidhen.
Shërbejini me majdanozë të grirë sipër.
Ju bëftë mirë 🙂
Submit your review | |