Dollma lakre të mbushura me mel – pjata vegjetariane që do donit të hanit çdo ditë
Po vërtet pjata vegjetariane që do donit të hanit përdit ndaj ju vegjetarianët qe po lexoni këtë recet do më falenderoni. E thekur sipër me një beshamel me gorgonxola e cila i jep lakrës dhe komplet pjatës një shije fantastike.. Melin mund ta zvëndesoni me oriz, kuinoa ose grurë.
8 -10 gjethe lakre
1 gotë me mel
2 karrota
2 qep të njoma
kripë dhe piper të zi
2 lugë vaj ulliri
një tufë e vogël majdanoz
Për beshamelën:
100 gr. Gorgonzola
2 lugë miell
2 lugë gjalpë
300 ml. Qumësht
pak arrë myshku
Shpëlani mirë melin dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me kripë për 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Jepini dhe një valë të shpejtë gjetheve të lakrës në ujë me kripë dhe lërini të ftohen.
Ndërkohë grini imët në mikser qepën dhe karrotën dhe bashkojeni me melin. Shtoni kripë, piper dhe majdanoz të grirë imët. Përzijeni dhe me këtë masë mbushni një nga një gjethet e lakrës duke i palosur mirë që mos ju dali mbushja jashtë. Renditini në një tavë dhe shtoni sipër pak vaj ulliri. Futi në furrën e nxehur më parë në 200°C që tju thahet pak lagështira.
Tani përgatisni beshamelën duke skuqur miellin në gjalpë dhe shtoni qumshtin pak nga pak që mos t’ju bëhet kokriza. Shtoni dhe djathin dhe rregulloni shijen me kripë dhe arrë myshku. Kur masa të bëhet kremoze shtojeni sipër lakrës. Lëreni akoma në furrë derisa sipërfaqja të theket mirë. Shërbejini me një sallatë stine.
Ju bëftë mirë 🙂