Toptha djathi të zbukuruara
Jingle bells, jingle bells…. 🙂 ja sa herë i shohë këto topëtha prej djathi më vjen ndërmend kjo kënge kaq e dashur për festat e fundë vitit. Një antipastë e këndëshme për ta shoqëruar me biskota të kripura ose buke të thekur. Ështe fare e thjeshtë për ti përgatitur dhe mund ti përgatisni disa orë përpara që ti keni gati në momentin e servirjes. Une i bëra me këto zbukurime por ju mundë të përdorni çtë dëshironi më shumë.
djath dhie i butë në të kundërt djath filadelfia
1 thelpi hudhër
pak djath parmixhano ose pekorino i grirë
pak kripë dhe piper i zi
Për dekorin:
arra
sheg
paprika e embël
rukola
barë qepe “çives”
suzam
fistik
Punoni djathin e dhisë me pak kripë, piper, hudhrën e shtypur dhe djathin e grirë derisa të formoni një masë kompakte. Këtë masë punojeni me duar dhe formoni toptha të vegjël. Vendosini në një tabaka largë njeri tjetrit dhe lërini ne frigorifer për 1 orë që të mpiksen mirë.
Pastaj grini imët arrat, fistikun, rukolën, barin e qepës dhe vendosini në pjata të ndryshme gjithë përbërësit dekorues. Kur topëthat të jen gati kaloin çdo njërin prej tyre në shijet që doni më tepër.
Ruajini në frigorifer deri në momentin e servirjes.
Ju bëftë mirë dhe Gëzuar Festat 🙂