Tavë me kërpudha, lëpjeta, salcë domatesh dhe vezë shkurtëze
Do ta adhuroni shijen e kësaj tave vegjetarine.
300 kërpudha porçini
1 qep
2-3 thelpinjë hudhëra
Një dorë lëpjeta
6 vezë shkurtëze ose 4 vezë pule
300 gr. Salcë domatesh
Kripë dhe piper i zi
Pak vaj ulliri
Një tufë majdanoz
Prisni kërpudhat në feta të holla sëbashku me qepen. Vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri dhe hudhërat e grira në një tigan të përshtatshëm dhe për furrë. Grini trashë lëpjetat dhe shtoini dhe këto te tigani. Kavërdisni mirë për disa minuta pastaj shtoni salcën, kripë piper, majdanoz një gotë ujë, përzijeni mirë dhe futeni në furrën e nxehur më parë ne 180 gradë derisa të filloj të trashet dhe të iki shija e gjallë e domateve. Nxireni vendosni vezët një nga një sipër dhe futeni përsëri në furrë derisa vezët të mpiksen. Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe feta buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂