Rizoto me perime dimërore
Një recet e thjeshtë me përbërësit që të gjithëve na ndodhen në shtëpi në këtë periudh. Unë përdora perimet e mëposhtme por ju mund të përdorni dhe të tjera si lakra, argjinare etj.
1 gotë oriz për rizoto
një dorë lëpjeta
pak kungull dimëror
pak çikore të kuqe
1 presh vetëm pjesa e bardhë
2 lugë gjalpë
2 lugë vaj ulliri
1 gotë verë të bardhë
50 gr. djathë parmixhano i grirë
kripë dhe piper i zi
1 litër lëngë vegjetal ose ujë i nxeht
1 tufë e vogël majdanoz
Grini imët preshin dhe vendoseni të kavërdiset më një lugë gjalpë dhe vajin e ullirit, shtoni dhe perimet e tjera të prera në copa të vogla dhe kavërdisini akoma për disa minuta. Shtoni orizin lëreni të thekëriset paksa dhe shuani me verë të bardhë. Kriposeni, shtoni piper të zi dhe disa garuzhe herë pas here deri në zjerien e plotë të orizit. Hiqeni dhe lidheni orizin me lugën e mbetur të gjalpit dhe djathin e grirë. Përziejeni shpejtë që të bëhet një masë kremoze.
Shërbejeni me majdanoz dhe parmixhano të grirë.
Ju bëftë mirë 🙂