Krem me koçkulla
Doja gjithmon të bëja një recet me koçkulla për të sjell dhe një herë në tryezat tona këtë bishtajore të harruar. E quajnë bizelja indiane dhe pse gjenezën e saj e ka në Egjiptin e lashtë. Udhëtimin në Santorini ma forcoi më shumë iden për ti sjellë në formë kremi duke u inspiruar nga pjata e tyre Fava e cila në shije ishte shumë e ngjashme me koçkullat. Ky krem ështe ideal për të lyer bukën, për meze ose thjesht si pure për të shoqeruar një fileto mishi. Mos harroni ti lini një ditë para në ujë koçkullat.
1 gotë me koçkulla
1 qep
1 karrotë
një dorë kaperi
1 qep e njomë
1 thelpi hurdhër
kripë dhe piper i zi
vaj ulliri eksta i virgjër
sipas dëshirës ullinjë pa bërthamë
Vendosni koçkullat të ziejne në ujë të bollshëm me qepën dhe karrotën për rreth i orë. Pastaj hiqni qepën dhe karroten shtoni pak kripë dhe lërini të ziejnë akoma derisa të thithin gjithë ujin e tyre. Gjithsesi provojini nëse jan zbutur apo jo. Hiqni dhe jepini një të grirë të shpejtë me pak vaj ulliri dhe piper të zi. Vendosini në një pjatë servirje ku do të shtoni sipër, hudhërat e shtypura, kaperin, qep të njoma dhe një fije vaj ulliri. Shoqërojeni i me feta bukë të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂
Shënim: nuk këshillohet për fëmijë pasi thonë rëndon në aparatin e tretjes dhe është alergjike si produktë.