Oktapod me domate dhe kaperi
Për këte recet mund të perdorni si domatet e freskëta dhe ti prisni ne kubikë shumë të vegjël por të përdorni dhe domatet që jan në kuti.
1 oktapod rreth 1 kile
1 kuti me domate të prera në kubik
3-4 lugë kaperi nën uthull
2 lugë vaj ulliri
1 qep
3-4 thelpinjë hudhëra
1 tuf e vogël majdanoz
kripë dhe piper i zi
1 gotë me vere të bardhë
Vendosni një enë të madhe me ujë të nxehet sapo të mari valë shtoni kripë në të dhe oktapodin e pastruar. Lëreni të zirjë derisa kur ta shponi me pirun të jet i butë. I duhen rreth 50 minuta për 1kg oktapod. Kur të jet gati lëreni të ftohet dhe priteni në copa të vogla.
Ndërkohe grini imët qepën me hudhrën dhe majdanozin. Vendoseni në një tiganë të përshtaçëm dhe për furrë kudo të shtoni dhe pak vaj ulliri. Vendoseni në zjarrë të mesëm që të kavërdisen, pastaj shtoni në të oktapodin dhe kaperin. Kavërdisini sëbashku, kur të jen gati shuani me verë të bardhë. Pasi vera të avullojë shtoni dhe domatet në kubikë, kripë dhe piper të zi. Lëreni akoma disa minuta në zjarrë, shtoni gjysëm gote me ujë dhe trasferoni tiganin në sobën e nxehur më parë në 180°. Lëreni të gatuhet derisa salca të trashet.
Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe feta buke të thekur të lyer me pak vaj ulliri dhe hudhër.
Ju bëftë mirë 🙂