Si te pergatisim brumin e makaronave pj 1
Te pergatisesh brumin me veze per makarona eshte nje tradite antike te cilen dhe pse diplomen zyrtare e mban Italia eshte huazuar ne te gjithe boten qe ne fillimet e qytetrimit.Brumi per pergatitjen e forma te ndryshme teMakaronave si Ravioli,Tortellini,Tagliatelle,Mezzelune dhe Lasagnia eshte gjithmone i keshillueshem te pergatitet ne shtepi per arsye te vezeve dhe mbushjeve ne to.Eshte fare i thjeshte per tu pergatiture,i vetmi proçes qe do ju kerkoj gjithe energjine tuaj eshte shtrirja e petes se brumit qe sipas zakonit thone qe eshte me e shijsheme nese hapet me hokllai,po sot ne treg ekzistojne makina te posaçme per shtrirjen e tije ne trashesin qe deshironi.Duhet te kini parasyshe qe per cdo 100 gr miell nevojitet 1 vez.Poshte po ju lej me nje pergatitje dimostrative te pergatitjes sebrumit dhe natyrishte eshte e kote qe tju them qe ne vartesi te asaj qe do pergatisni dhe numrit te racioneve ti shtoni apo ti pakesoni masat.Me keto masa qe kam pergatiture ishin per rreth 15 Ravioli.Ndersa tagliatelle dalin per rreth 6 persona.Zierja e brumit te fresket behet nga 5-10 minuta ne vartesi te formatit qe keni zgjedhure.Keshillohet qe gjithmon ne uje te hidhni pak vaj qe mos ju ngjitet.
PERBERSIT:
300 Gr miell 00
3 vez ne temperature ambienti
1 luge e vogel krip
PERGATITJA:
Siteni miellin dhe formoni nje grop ne te.Shtoni vezet dhe kripen.
Rrihini vezet me nje pirune.
Filloni zini brumin gradualishte duke bashkuar anet dhe duke i terhequr ne mes.Punojeni mire me duar.Nese brumi ju rezultone teper i forte shtoni nje luge uje.Punojeni per rreth 10 minuta deri sa brumi te jete homogjene dhe elastike.
Mbeshtilleni me qesen e kuzhines dhe lereni te pushoje larg rrymave te ajrit per 1 ore.
Kaloi koha e pushimit me ndihmen e miellit hapeni ne formen e nje pete te trashesis 1 cm nese e doni per makarona te tipit per mbushje siravioli,tortellini,mezzelune.Per tagliatelle dhe lasagnia sipas deshires tuaj.Por sa me holla ne trashesi te jen aq me te mira dalin.
Makaronat per mbushje mund ti pergatisni me pare duke i lene te thahen ne nje tepsi me leter furre poshte dhe me miell,mund ti thani per reth 12 ore larg rrymave te ajrit dhe pastaj mund ti ruani ne ngrirje per rreth 1 muaj.I zieni ne uje te valuar me kripe te ngrira sic jane.
Pergatitje te mbare 🙂