Salmon furre i shuar me verë dhe limon
Një recet e minutave të fundit. Këto përbërës mu ndodhën e sajova diçka të shpejtë.
2 pjesë salmoni të prera trashë
2 thelpinjë hudhëra
Një dorë ullinjë
2 lugë vaj ulliri
2-3 patate të ëmbla në munges patate normale
1 limon
2 domate
Një dorë kaperi
1 gotë verë e bardhë
1 spec djegës
kripë
Disa kokra piper jeshil në munges piper i zi
Gjethe borziloku
Pastroni salmonin nga ndonjë halë e mundëshme. Vendosni një tiganë të përshtaçëm për furrë vajin e ullirit, hudhërat dhe specin djegës. Vendoseni të nxehet dhe të aromantizohet vaji dhe sapo të jet gati vendosni salmonin, patatet, kaperin dhe lërini të theken mirë, shtoni piperin jeshil, kripë dhe shuani me verë dhe limon. Sapo vera të avullojë shtoni ullinjtë, domate e prera në feta dhe disa feta limoni, shtoni dhe 1 gotë ujë dhe vendoseni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta.
Shtoni brozilokë të grirë imët dhe shërbejeni me copa buke të thekur.
Ju bëftë mirë 🙂