Kus kus mesdhetar
Një recet kuskusi shumë të shijshme dhe tepër origjinale e gjeni në librin tim #jetodashuroushqehu. Ndërsa sot po ju shkruaj një tjetër recet që unë e adhuroj, atë me shije mesdhetare.
1 gotë kuskus
2 patëllxhan
2 speca të kuq
1 qep e ëmbël
2 thelpinjë hudhëra
2 kokrra domate
kripë dhe piper i zi
gjethe borziloku
3 lugë vaj ulliri
2 gota me lëngë vegjetal të nxehtë
Kuskusin vendoseni në një enë dhe shtoini sipër lëngun vegjetalë të nxehtë. Mbulojeni dhe lëreni kështu të pushojë 10 minuta.
Ndërkohë prisni të gjitha perimet në copa të vogla dhe kavërdisini me pak vaj ulliri, shtoni kripë, piper të zi dhe hudhërat e grira. Kavërdisini akoma derisa të jen gati, shtoni borzilokë të grirë imët.
Kuskusin shkërmoqeni me ndihmën e një piruni dhe vendoseni në një pjatë servirje. Sipër shtoni gjellën me perime dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂