Bollgur me perime të tiganisua dhe peshk ton
Një pjatë e vetme e cila ka gjithë përbërësit për tu quajtur një ushqim komplet. Mund të konsumohet si e ftohtë ashtu dhe e ngrohtë. Me pak kalori dhe ideale për ata që jan me diet.
1 gotë bollgur
200 gr. ton në kuti
2-3 kungulleshka
2-3 karrota
1 dorë miks farash (liri, kungulli, luledielli, susami)
kripë dhe piper i zi
1 lugë vaj ulliri
majdanoz ose koper sipas dëshirës
Vendosni bollgurin të ziejë në ujë të nxehtë me kripë për 15 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë.
Qëroni karrotat dhe bashkë me kungujt pritini në kubik të vegjël. Kavërdisini me pak vaj ulliri sa të zbuten paksa por jo të qullen fare. Shtoni kripë dhe piper të zi. Hiqini dhe bashkojini me bollgurin ku do të shtoni dhe peshkun ton të kulluar nga uji, koper ose majdanoz të grirë imët dhe miksin e farave. Përzijeni dhe shërbejeni.
Ju bëftë mirë 🙂
PS: sipas dëshirës tonin mund ta zvëndësoni me mish pule dhe në këtë rastë mishin e pulës mund ta kavërdisni sëbashku me perimet. Miksin e farave mund ta piqni për pak minuta nëse i doni akoma me shumë shije.