Expo Milano 2015…. dhe Shqipëria
Unë mezi po e prisja Expo-n dhe mbi të gjitha mezi po prisja një përfaqësim të denjë të vendit ton në të. Por që kur u hap ekspozita, pritshmëria u pa, dhe atë që ja kisha frikën u vërtetua. Që me konceptin “Ti heqim urin botes” Të ushqejmë planetin.
Kujt botë? Ku u tha që këto lek që fitohen aty do shkojnë për të varfërit, për ata që vuajnë vërtet për copën e bukës. Sepse dhe në ekspo ushqehen vetem ata që jan pak mirë nga ana ekonomike sepse një birrë kushton 6 euro të tjerat i merrni vet me mënd. Pjesa tjetër vetëm televizora, televizora dhe akoma televizora. Ushqimi i vërtet në ekspo nuk ekzistonte. Por të kthehemi të hapësira që ishte rezervuar vendit tonë, pasi aty e mbajta vrapin e para.
Ctë shohë?! Një “bodrum” i vogël me një cope druri në mes që ishte “arti kontemporan” i një tipi (nejse ai cop mulliri mund të ishte vërtet i bukur por mua smë pëlqen arti konteporan dhe ai mu duk vetem nje cop dru.) që përfaqësonte atë që ekspo kërkonte “energjia e jetës”. Pjesa tjetër televizora mikroskopik dhe bosh.
Ku ishte ushqimi? ku ishte tava jonë e Elbasanit? Ku ishte tava me pistil, përsheshi, hasudja,kukureci, glikot? Ku ishin papuçet, tantellat, leshi i tjerrur ne cfurk? ….e plot gjëra të tjera që Shqipëria njihet…ZERO, asgjë…..
Ishte vetëm koncepti, ai koncept që unë e urrej… ishte vetëm teknologjia dhe ushqimi ishte mbas televizorëve mikroskopik.
E zgjënjyer vazhdova vizitat nëpër vëndet e tjera…. dhe koncepti ishte po i njëjtë. Vetëm vëndet e zhvilluara kishin restorantin e tyre përkatës ku mund të shijoje diçka nga kultura e tyre. Turqia ishte ajo që më pëlqeu më shumë. Kultura e tyre e paraqitur dhe në tablo, kafja turke dhe arti i të punuarit me dorë më kënaqën jashtë mase.
Unë po ju vë disa foto, krijoni një ide dhe ju.
PS: mos e merrni mundimin të harxhoni 40 eruo bilet për të parë samsungun si reklamon televizorat e tij plasma e LCD.