Lazanja me pesto borziloku
Ju nuk keni ngrën më parë lazanja më të mira se këto. Pjata festive, e të mbledhurit në familje, pjata konfortuese e një dite të lodhshme, pjata e të djelës e quaj unë nga ato “sot po e marrë me nge për të gatuar” ndaj mos mos u kurseni me përbërësit.
200 gr. pesto borziloku
Beshamel, shikoni pak me sy sa mjafton
3-4 lugë djath të grirë parmixhano
12 petë lazanja të freskëta ose 1 pako e gatëshme me lazanja të freskëta
4-5 lugë qumësht
Nëse doni ti përgatisni vetë lazanjat recetën e gjeni këtu, ndryshe pakon e gatëshme që keni blerë duhet ti zjeni 2 minuta në ujë të nxehtë me kripë dhe pak vaj ulliri dhe pastaj hapini mbi një beze largë njëra tjetrës që mos ngjiten.
Përgatisni beshamelën dhe peston. Në një tavë të thellë bëni një shtres të hollë me beshamela, sipër spërkateni pak me pesto borziloku dhe bëni shtresën me petë lazanje. Shtoni akoma pak beshamela, pesto dhe përsëri një shtresë me lazanja e kështu me radhë deri në fundë. Sipërfaqa duhet te jet me beshamel dhe pesto. Anash tavës shtoni disa lugë qumësht që mos ju thahen anët e lazanjës gjatë pjekjes dhe sipër spërkateni me djathin e grirë. Piqeni në furrën e nxehtë në 200° për 25 minuta ose kur shikoni që sipërfaqja e saj është thekërisur mirë. Lëreni të mpikset paksa para se ta shërbeni.
Ju bëftë mirë ☺️