Kungulleshka me salcë domatesh
Ju vegjetarianët do ta adhuroni. Një pjatë shumë e thjeshtë që jep maksimumin e saj pasi kungulleshkat dhe domate jan në kohën e tyre më të mirë:
Për salcën:
500 gr. Domate
2- thelpinjë hudhëra
Një tuf e vogël borzilok
Pak vaj ulliri
1 spec djegës
Pak kripë
Pjesa tjetër
5-6 kungulleshka
Pak djath të bardhë
Prisni domatet në copa të vogla dhe vendoni të kavërdisen me hudhërat e grira, specin djegës dhe gjethet e borzilokut. Kavërdisini mirë, hiqni specin djegës dhe grijini me grirësin në zhytje. Pastaj vazhdoni akoma gatimin në zjarrë të ulët derisa salca të trashet dhe të humbasi gjithë aciditetin e saj. Kriposeni.
Ndërkohë pritni në feta shumë të holla për së gjati kungulleshkat. Një një tavë paksa të thellë bëni një shtres me salcën e domateve dhe filloni rradhitni fetat e kungulleshkave, shtoini akoma salcë dhe kështu me radhë për sa shtresa të dëshironi. Unë e bëra me tre shtresa sepse e doja të ulët. Shtresën e fundit bëjeni me salcë domatesh dhe sipër shkërmoqni djathin e bardhë. Piqeni në 180° për 30 minuta.
Shërbejeni.
Ju bëftë mirë ☺️