Njoki me patate violë dhe krem shafrani – eksplozimi i ngjyrave
Sa herë që krijojë një pjatë të re, bashkshorti im më thot veri një titull të bukur, të krijuar nga ty. Por gjithmon kam hezituar se nuk e di a do kuptohej dhe si do i mirëprinit këto tituj. Gjithsesi kjo pjatë e meritonë të titullohet “eksplozimi i ngjyrave”. Viola e patateve lidhet kaq bukur dhe natyrale me të verdhën e shafranit dhe portokallin e salmonit. Është pak pjatë dimërore por është e rallë të gjesh patate violë e ndaj i mora sapo i pash në market. Është dhe një pjatë plot kalori kështu që mjaftohuni vetëm me një racion të vogël. Ahh dhe është një pjatë nga ato “sot kam qef të gatuaj” 😉
400 gr. patate violë në munges patate normale
100 gr. miell 00
1 vezë
pak kripë
Pjesa tjetër:
400 gr. salmonë të tymosur
150 gr. djathë të butë tipi filadelfia, robiola, ose strakino
150 ml. pana të frekët
1 pako shafran
1 lugë gjalpë
pak piper rozë
pak kripë
disa gjethe sherebel
Fillimishtë përgatisni njokit. Lani mirë patatet dhe vendosini të ziejnë me gjithë lëkurë në ujë me kripë. Kur të jen gati hiqini dhe lërini të ftohen, pastaj qërojini. Kaloini në shtypsen e patateve ose shtypini mirë me një pirun. Shtoni pak kripë, miellin dhe vezën, punojeni mirë derisa të formoni një brumë. Pastaj me ndihmën e miellit merrni pak nga brumi, jepini formën e një shkopi dhe nga ky shkopë prini copa të vogla me masën e një gishti. Vendosini në një tabaka me miell poshtë dhe lërini të pushojnë për 15 minuta.
Ndërkohë përgatisni salcën e djathit duke shkrirë djathin e butë në panën e nxehtë, shtoni shafranin dhe rregulloni me kripë. Ruajeni salcën mënjanë.
Kaloi koha e pushmit të njokit, zijini në ujë shumë të nxehtë me kripë derisa shikoni që dalin në sipërfaqe.
Në një tiganë shtoni gjalpin, gjethet e sherebelit, piperin rozë dhe lëreni gjalpin të aromantizohet, pastaj shtoni salmonin e tymosur dhe njokit e kulluara. Përzijini mirë që shijet të lidhen me njëra tjetrën, shtoni akoma pak kripë nëse nevojitet dhe shërbejeni me salcën e djathit.
Mund të bëni një shtresë me salcë djathi në një pjatë dhe sipër të vendosni njokit, ose mund ta shërbeni njokit me salcën veç dhe secili të serviret si pas dëshirës. Unë i kam prezantuar në dy mënyra dhe ju mund të zgjidhni kë dëshironi.
Ju bëftë mirë 🙂