Oriz i zi Venere me copa pule dhe pesto kungulleshkash
Misioni i pjatave të lehta verore vazhdon. Unë po mundohem të përdorë sa më rrallë orizin e bardhë sepse më frynë por jo se do ta eleminoje fare. Lindi fare rastësishte kjo pjatë për të krijuar diçka sa më të lehtë në këto ditë kaq të nxehta.
200 gr. gjoks pule
1 gotë oriz i zi
pak vaj ulliri
kripë dhe piper i zi
4-5 lugë pesto kungulleshkash
Vendosni orizin të ziejë në ujë me kripë për 35-40 minuta. Përgatisni peston e kungulleshkave.
Prisni gjoksin e pulës në copa të vogla, kavërdiseni me pak vaj ulliri, kriposeni, shtoni në të peston e kungulleshkave dhe orizin e kulluar. Përzijeni mirë, shtoni pak piper të zi dhe shërbejeni. Është i mirë dhe i ftohtë.
Ju bëftë mirë 🙂