Aperitivi perfek për ditët e nxehta
E quajn pica me shalqin por mua më shumë më ngjanë me një sallate. E solla me shijet që na pëlqejnë ne shqipëtarve; bukë, djath të bardhë,vaj ulliri dhe mëndër. Provojeni dhe me shkruani në komente këtu poshtë si ju duket. Unë skam të ngopur.
shalqin
disa feta bukë integrale
djath të bardhë
vaj ulliri ekstra i virgjër
gjethe mëndre
krem uthulle balsamike
Priteni shalqinin në rrumbullake të trasha sa një gishtë. Pastaj priteni në thelpinjë dhe vendoseni në një pjatë servirje.
Fetat e bukës pritini në kubik të vegjël dhe thekërisini me pak vaj ulliri derisa të bëhen krokante. Shtoini në mes të shalqinit. Shkërmoqni djath të bardhë sipër, shtoni gjethe mëndre, pak vaj ulliri dhe krem uthulle balsamike. Shërbejeni me kokteil, sangria ose një gotë verë të bardhë.
Ju bëftë mirë :
Shënim: Sipas dëshirës mund ti shtoni sipër ullinjë, fara susami të thekërisura, fara luledielli ose një miks farash të ndryshme.