Garnitura perfekte e verës – Patëllxhanë me domate të vogla
E meritojnë tittulin që ju vura. Një garniturë perfekte për ditët e e nxehta të verës. Shkojnë si me mishin dhe me peshkun. Provojeni dhe me thoni si ju është dukur. Unë përdora një llojë patëllxhani silçilian varieteti perlina, shqip sja kam iden më duket se te ne nuk ekziston si varietet. Është i gjatë dhe i hollë gati si mashurka në formë. Por ju mund të përdorni patëllxhanin e zakonshëm dhe ti prisni në shirita të holla.
3 -4 patëllxhana
një dorë domate qershizë
2 thelpinjë hudhër
një tufë e vogël majdanozë
kripë dhe piper i zi
pak vaj ulliri
pak uthull rrushi ose molle
pak rigon
Pritini patëllxhanët në shirita të holla dhe vendosini në një tavë me letër furre poshtë ku do të shtoni dhe domatet e prera në mes, kripë, rigonë dhe pak vaj ulliri. Piqni në furrën e nxehur më parë në 200° për 20 minuta. Hiqini, vendosni në një enë të bollshme dhe marinojini me piper të zi, hudhër dhe majdanozë të grirë, pak vaj ulliri, dhe uthull. Përzijini dhe lërini në frigorifer të marinohen mirë per rreth 1 orë ose më shumë. Shërbejini me fileto mishi ose peshku.
Ju bëftë mirë 🙂